Clinton tregon një ngjarje emocionale që i ndodhi me Kosovën

Aktuale

Clinton tregon një ngjarje emocionale që i ndodhi me Kosovën

Nga: A.H Më: 12 qershor 2019 Në ora: 12:35
Bill Clinton

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka treguar para qytetarëve të Kosovës ngjarje emocionale që kanë të bëjnë me Kosovën, raporton Bota sot

Ai i ka shprehur si ndër gjërat më të mrekullueshme në jetën e tij, duke përmendur si rast të veçantë një ngjarje me një kamarier shqiptar.

“Në pothuajse 19 vite që kam qenë jashtë Shtëpisë së Bardhë, ndër gjërat më të mrekullueshme që më ka ndodhur është kur dikush më afrohet në rrugë ose edhe diku tjetër, në një hotel apo ashensor. Ose në një rast, kur isha në një restorant duke ngrënë darkë me miq dhe një kamerier (shqiptar) erdhi dhe më pa aty dhe më ra në gjunjë, për të më falënderuar”.

“Kjo është një gjë e mrekullueshme, por çfarë në të vërtetë dëshiroj është se më pëlqejnë kosovarët dhe shqiptarët në New York, por unë dua që çdo person i ri në këtë vend të ketë mundësi të barabarta për të ndërtuar të ardhmen këtu”, ka porositur ish-presidenti Clinton.

Gjatë fjalimit të tij, ai ka thënë se i pëlqen Kosova dhe se gjithmonë do të jetë nder në jetën e tij që ka qëndruar me kosovarët kundër spastrimit etnik dhe për lirinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat