Clinton mesazh për shqiptarët: Diskutoni për të ardhmen tuaj - Bota Sot
Clinton mesazh për shqiptarët: Diskutoni për të ardhmen tuaj

Aktuale

Clinton mesazh për shqiptarët: Diskutoni për të ardhmen tuaj

Nga: A.H Më: 12 qershor 2019 Në ora: 12:33
Clinton

E plotësuar: 
Clinton mban në zyrë një fotografi të luftës së Kosovës

“Para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet t’i bëni, jeni mirënjohës që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike, shkatërrimit. Merita për këtë i shkon qytetarëve të Kosovës të të gjitha etnive, të cilët kanë vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur”, ka thënë ish-presidenti amerikan.

Mes tjerash, Clinton ka treguar se në zyrën e tij në Nju Jork mban një fotografi në mur e cila është shkrepur në Prishtinë pas mbarimit të bombardimeve – në të cilën janë Madeleine Albright, Tony Blair, ai dhe shumë njerëz të tjerë.

Ish-presindeti ka thënë se çdo ditë që e shikon atë fotografi kujton se çfarë ka qenë qëllimi i tij kryesor i politikës

Clinton mesazh për shqiptarët: Diskutoni për të ardhmen tuaj 

Clinton në përfundim të fjalimit të tij, ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët anë e mbanë. Duke I pyetur për qëllimet e tyre përgjatë dhjetë viteve të ardhshme, ai theksoi se ka marrë një kurajo të madhe para 20 viteve, raporton Bota sot.

‘’Ju e fituat paqen. Tani, çka do të bëni dhjetë vitet e ardhshme? Jo vetëm ju qytetarët, kam marr një kurajo të madhe para 20 vitesh për jetët tuaja. Kam marr një kurajo tjetër që t’I dorëzoni armët dhe të krijoni lidhjet dhe të diskutoni haptazi dhe për të menduar për të ardhmen. Për këtë paqe të mrekullueshme të vendit ku jetojnë, sot jeni të lumtur. Zot, bekoji qytetarët e Kosovës për atë që jeni, e lus Zotin që të ju inspirojë të mendoni më tepër për atë që mund të arrini së bashku.’’

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...