Abazi, Clintonit: Ndryshimi në Kosovë vjen kur të largohen hajnat nga pushteti

Aktuale

Abazi, Clintonit: Ndryshimi në Kosovë vjen kur të largohen hajnat nga pushteti

Nga: A.Zh Më: 12 qershor 2019 Në ora: 13:00
Haki Abazi

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ka thënë se SHBA-ja fitoi luftën, ndërsa Kosova duhet të fitojë paqen.

Duke komentuar këtë fjalim të ish-presidentit Clinton, analisti politik Haki Abazi ka thënë se e ardhmja nuk do të jetë kurrë ajo që ka dashur Millosheviqi, por as sikur këto 20 vitet e fundit me krim dhe korrupsion.

Sipas Abazit, ndryshimi i vërtetë do të vijë, kur të largohen njerëzit që kanë instaluar hajninë, korrupsionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar në Kosovë, përcjell Bota sot.

Postimi i Abazit:

Presidenti Bill Clinton: "Mendoni se cfare do te beni ne dhjeteviteshin e ardheshem- Ne fituam luften ju duhet ta fitoni paqen"

E ardhmja nuk do te jete kurre me ajo qe deshi Milloshevici, por e ardhmja nuk duhet te jete sikur keto 20 vitet te fundit ku krimi dhe korrupcioni ka parandaluar zhvillimin dhe qe kane bere te rinjet e Kosoves te mos e shohin te ardhmen e tyre ne vendin e shtetin sovran dhe te pavaruar.

Ndryshimi i vertete do te vije kur i largojme njerezit qe kane instaluar hajnine, korrupcionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar ne Kosove.

Demokracia nuk imponohet, as nuk importohet dhe as nuk ruhet nga te tjeret jashte vendit por as nuk zhvillohet nese lejohet krimi dhe korrupcioni ndalojne frymimin e lire te drejtesise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat