Qytetarët mezi presin të takohen me Clinton e Albright

Aktuale

Qytetarët mezi presin të takohen me Clinton e Albright

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 13:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Derisa është mbajtur ceremonia qendrore për shënim te 20 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë qytetarë të shumtë kanë shprehur falënderimet ndaj shtetit amerikan që e shpëtuan vendin dhe popullin shqiptar nga gjenocidi serb.

Shumë qytetarë mbanin në duar flamurin kuq e zi dhe atë të ShBA-së.

Këta qytetarë po presin të takohen edhe me dy figurat kryesore të kësaj ngjarje, ish- presidentin amerikan Bill Clinton dhe ish- sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të shënuar dekadën e dytë të çlirimit të Kosovës.

Duartrokitje të pafundme dhe ovacione të shumta qytetarët po bëjnë për këto dy personalitete të rëndësishme për lirinë e Kosovës.

Qytetarët ndërkaq do të ketë mundësi të takohen me Clinton e Albright në orën 14:00 ku do të bëhet edhe ‘Ecja për liri’ drejt sheshit ‘ Madeliene Albright’.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat