Vjen një goditje për krerët e shtetit: “Gjarpri”, “Smajli” e “Luli” po flasin në emrin tonë, për faqe të zezë!

Aktuale

Vjen një goditje për krerët e shtetit: “Gjarpri”, “Smajli” e “Luli” po flasin në emrin tonë, për faqe të zezë!

Nga: N.H Më: 12 qershor 2019 Në ora: 13:30
Krerët e vendit

Nexhat Haziri, analist dhe njohës i zhvillimeve politike në vend, përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, i është drejtuar krerëve të shtetit me disa fjalë.

Ai thotë se ish presidenti Clinton, është dashur të dekorohej me “Urdhri për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm Dr. Ibrahim Rugova”. Mirëpo, sipas tij, Thaçi nuk e duron dot madhështinë e Presidentit Ibrahim Rugova.

“Shihe kush po flet n emrin tonë e të Republikës: "Gjarpni", "Smajli" e "Luli". Tre idiotë që e katandisen Republikën për faqe të zezë, e të plaçkitën”, shkruan mes tjerash ai.

Ja postimi i tij:

Sot do te duhej qe ish-presidentit Bill Cllinton ti jepej "Urdhri për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova", arkitektit dhe themeltarit te Republikes se Kosoves .Por vogelsia e Hashim Thacit se duron dote madheshtine e Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova.Qyshe na u ba Republika si shpi pa zot.

Shihe kush po flet n'emnin tone e t'Republikes: "Gjarpni", "Smajli" e "Luli". Tre idiot qe e katandisen Republiken per faqe t'zeze, t'poshtnume e t'plackitun, pa ken e zoja e me u ba e mirqene per qytetart e vet. A ka kush me i thane presidentit Cllinton se Republika e jone ka nevoje me u clirue per s'dyti here. Ksaj radhe pej Gorillave (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat