Billi e ka një mesazh për Hillaryn nga “Dardania” ku është statuja e tij

Aktuale

Billi e ka një mesazh për Hillaryn nga “Dardania” ku është statuja e tij

Nga: Bota sot Më: 12 qershor 2019 Në ora: 14:50

(E plotësuar) - Çaste më parë në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë është zbuluar pllaka aty ku qëndron shtatorja e ish presidentit amerikan.

Ai duke falënderuar popullin e Kosovës për pritjen që i kanë bërë dhe statujën që ia kanë ngritur, ka treguar një histori të përbashkët me bashkëshorten e tij Hillary Clinton që lidhet me këtë monument.

“Gruaja ime, ish sekretarja Clinton, tallej me mua pas vizitës që kishte bërë te kjo statujë. Ajo më tha se unë kisha një statujë shumë të madhe në Prishtinë. Këtu ajo bëri një fotografi duke bërë më gisht nga statuja, duke qeshur e duke thënë se: Kush është ky burrë pas meje? Sot unë po e bëjë të njëjtin gjest”.

Clinton ka thënë se vjen prej një vendi të vogël – rural, njerëzit e të cilit nuk e duan që të shihen si shumë të rëndësishëm.

“Faleminderit shumë! Kjo është dhuratë e çmueshme. Faleminderit që e keni vendosur këtu këtë pllakë. Çdo qytetar i Kosovës ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua”.

Clinton te buleveradi ‘Bill Clinton’

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, e ka parë për së afërmi shtatoren e ndërtuar në nder të tij para shumë viteve. Ai para të pranishmëve është shprehur se ndihet i nderuar që një shesh në Prishtinë e mbanë emrin e tij. Clinton ka porositur shqiptarët e Kosovës që të vazhdojnë të jenë njerëz të mirë.

“Kjo është një dhuratë shumë e çmueshme për mua. Faleminderit për pllakën që e keni vendosur këtu sepse unë dëshirojë që çdo qytetarë i Kosovës ta shohë. Jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për vetëm, por për atë që kamë bërë për të gjithë Evropën”, është shprehur ish-presidenti i Amerikës.

Image

“Po jetojmë në kohën e mundësive të mëdha. Por mund ta shfrytëzojmë këtë rast nëse njerëzit janë të lirë gjithandej që ta ndërtojnë jetën e tyre në çdo të mirë që munden”, ka deklaruar tutje Clinton

Ai me shaka ka treguar edhe për momentin kur gruaja e tij, Hilary Clinton, i kishte treguar tij shtatoren e vendosur në Prishtinë .

“Kur gruaja ime ishte sekretare shtetit dhe erdhi në Kosovë. ajo po tallej me mua, sepse unë kisha një shtatore kaq të madhe. Unë vijë nga një vendi i vogël me një kulturë ruarale, ku njerëzit nuk kanë dëshirë të mendojnë që janë të rëndësishëm. Dhe kur ka ardh këtu zonja Clinton ajo bëri një fotografi përballë shtatores”, ka thënë tutje Clinton.

Zbulohet shtatorja, nga tani Albright përjetësisht në Prishtinë

Është zbuluar shtatorja e ish-sekretares amerikane Madeleine Albright në Prishtinë. Aty po marrin pjesë ish-presidenti Bill Clinton, politikanë dhe shumë qytetarë nga Kosova.

Image

Image

Image
Image

***

Nis “Ecja e lirisë” në sheshet kryesore të Prishtinës.

Në ecje po marrin pjese edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit Madeline Albright, raporton "Bota sot".

Shumë qytetarë kanë dalur për të përshëndetur nga afër miqtë, të cilët 20 vjet më parë çliruan Kosovën.

Image
Image

***

Qytetarë të shumtë po presin ta shohin ish-presidentin Bill Clinton dhe ish-sekretaren e shtetit Madeline Albright, të cilët do ta bëjnë ecjen e lirisë në Prishtinë, raporton "Bota sot".

Qytetarët po presin pavarësisht temperaturave të larta që po mbirzotërojnë në kryeqytet. E gjithë kjo në shenjë falënderimi ndaj Amerikës.

Image

***

Në sheshin që mban emrin e saj, po mbahet ceremonia e përurimit te bustit të ish-sekretares se Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat