Rugova i kishte thënë Bill Clinton: Ti duhet të na ndihmosh, meqenëse kemi një pikë të përbashkët

Aktuale

Rugova i kishte thënë Bill Clinton: Ti duhet të na ndihmosh, meqenëse kemi një pikë të përbashkët

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 14:48
Clinton dhe Rugova

Në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë, në Prishtinë është duke qëndruar ish-presidenti i Amerikës, Bill Clinton.

Presidenti i 42-të amerikan, kur erdhi në nëntor të vitit 2009 mbajti një fjalim në Parlamentin e Kosovës, teksa përshëndetjen e nisi duke ndarë një kujtim që kishte me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Dua ta përkujtoj ish-presidentin Rugova, i cili ishte një njeri i shkëlqyeshëm. Kuj­toj dhuratën që ai më ofroi, një gur unik, gjysmë kristali. Ishte ky gur që u bë i njohur edhe në Shtëpinë e Bardhë, si “Guri i Rugov­ës” në kohën që merreshim me problemet e Kosovës… Presidenti Rugova më dha këtë kristal të bukur. Unë ia shpjegova atij se jam rritur në një vend që në aspektin gjeologjik ngjan me Kosovën. Meqë vendlindja ime, Arkanzasi, ishte burimi më i madh i krista­leve të papërpunuara. Kur ia tregova presidentit Rugova, atëherë ai tha se: – Ti duhet të na ndihmosh, meqenëse kemi një pikë të përbashkët, sepse është fati i tillë” – kujtonte Presidenti Clinton këtë episod me Presidentin Historik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat