Kryesia e LDK-së mblidhet për të diskutuar mocionin e mosbesimit

Aktuale

Kryesia e LDK-së mblidhet për të diskutuar mocionin e mosbesimit

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 15:17
Pamje nga mbledhja e LDK-së

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur për të diskutuar edhe njëherë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, në takimin e mesditës së sotme është diskutuar edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt politik.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që të ndërtojë një front opozitar të qëndrueshëm, që do të rezultojë me rrëzimin e koalicionit PAN.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka pasur takime të ndara edhe me dy liderët e partive opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe Partinë Socialdemokrate.

Madje, ata kanë harmonizuar edhe tekstin e mocionit dhe kanë shprehur gatishmërinë për t’i bashkuar votat për rrëzimin e qeverisë.

Por, votat e LDK-së, të PSD-së dhe Vetëvendosjes nuk mjaftojnë për rrëzimin e Qeverisë, dhe rrjedhimisht, opozita duhet të kërkojë partnerë tjerë për të arritur finalizimin e nismës që ka ndërmarrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat