Clinton niset për në SHBA falënderon Kosovën për pritjen e mrekullueshme

Aktuale

Clinton niset për në SHBA falënderon Kosovën për pritjen e mrekullueshme

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 16:51
Bill Clinton

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim të veçantë me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, në kuadër të vizitës që ish-kreu i SHBA-ve zhvilloi në Kosovë, në shënim të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s.

Ka qenë kryetari Veseli që e ka shoqëruar Presidentin Clinton në Aeroportin e Prishtinës në përfundim të vizitës së tij dyditore në Kosovë.

 Kryeparlamentari Veseli dhe ish-presidenti Clinton biseduan për proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë nga lufta e këtej, për arritjet e shënuara, zhvillimet aktuale dhe sfidat që e presin në të ardhmen.

Kryeparlamentari Veseli theksoi se ky jubile i shënimit të çlirimit të Kosovës nuk do të kishte kuptim pa prezencën e tre njerëzve më meritorë dhe vendimtarë të ndaljes së gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës dhe fitores mbi Serbinë, Bill Clinton, Madeleine Albright dhe Wesley Clark.

Veseli tha se falë kësaj ndërhyrjeje, e bazuar mbi parimet e humanizmit dhe të lirisë, sot Kosova jo vetëm që është e lirë dhe e pavarur, por është shndërruar në ikonë të suksesit të politikës ndërhyrëse të shteteve demokratike perëndimore. Ish-presidenti amerikan, Clinton, u shpreh u lumtur që ishte pjesë e shënimit të përvjetorit të 20-të të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ndërsa shtoi se ndihet i kënaqur me progresin që vendi ynë ka shënuar gjatë këtyre dy dekadave. Ai falënderoi kryetarin Veseli për pritjen dhe theksoi se do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës. Presidenti Clinton tha se Kosova ka bërë progres të ndjeshëm dhe duhet ta vazhdojë rrugën e zhvillimit.

Image
Clinton: Ju keni një demokraci të gjallë

“Kjo është një ditë e mrekullueshme dhe duhet të jeni të lumtur, krenarë dhe të keni besim për të ardhmen. Çdokush ka probleme dhe sfida, por ju keni demokraci të gjallë, rezultate të mira dhe jeni një nga katër shtetet që nuk keni pasur rritje negative që nga kriza financiare e vitit 2008. Kjo është e vlefshme dhe ua bënë njerëzve me dije se këtu ka njerëz seriozë që mundohen të bëjnë gjëra të mira", tha ish presidenti amerikan.

Bill Clinton dhe ish sekretarja e shtetit Madeleine Albright kanë qëndruar në Kosovë për të marr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Pas qëndrimit dy ditor në Kosovë Clinton është nisur për në SHBA

Image

Veseli përcjell Clinton pas vizitës në Kosovë

Kryeparlamentari Kadri Veseli takon ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe e përcjell atë pas vizitës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat