Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në hapjen e konferencës ‘’20 vite liri: një vision për paqe të qëndrueshme’’, ka folur për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, raporton Bota sot.
''Ishte ndërhyrja më e vendosur e aleancës që prej krijimit të saj. Pas shterrjes së të gjitha masave tjera ekonomike, politike e diplomatike, ndërhyrja ushtarake u bë e pashmangshme në ndaljen e vrasjeve, dhunës e spastrimit etnik që po ndodhte në atë kohë në Kosovë,'' ka thënë ajo.
''Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte pjesë e përpjekjeve të aleancës për t’i dalur në ndihmë popullsisë civile, e cila prej vitesh kishte përjetuar dhunë, ishte bërë pre e gjenocidit dhe dhjetëra mijëra viktimave. Rreth një million prej tyre ishin larguar për spastrim etnik. Ishte një mission I vështirë I cili u bë I mundur vetëm me ndihmën e aleatëve tanë'' ka theksuar Jahjaga.