O’Connell: Në këtë përvjetor të 20-të, zgjedh të mendoj për ata që preken nga lufta

Aktuale

O’Connell: Në këtë përvjetor të 20-të, zgjedh të mendoj për ata që preken nga lufta

Nga: G.B Më: 12 qershor 2019 Në ora: 17:59
Ruairi O’Connell

Në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se kemi shansin për ët reflektuar mbi të kaluarën dhe për të ardhmen që duhet ndërtuar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se në këtë përvjetor, mendon për ata që preken nga lufta, të vrarët, të plagosur, të dhunuar e në veçanti 1 mijë fëmijët e vrarë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se duhet mbështetje dhe drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre, e po ashtu angazhim për të vërtetën për atë që ka ndodhur.

Postimi i tij i plotë:

20 vjet pas luftës, ne kemi shansin për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të ardhmen që ne mund të ndihmojmë për të ndërtuar.

NATO veproi në vitin 1999 për të ndalur katastrofën humanitare që po shpalosej në Kosovë. NATO-ja veproi për të parandaluar shkeljet e mëtejshme dhe të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe vrasjen e civilëve. Në vitet më pas, KFOR-i ka siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë ku të gjithë qytetarët e saj mund të përparojnë.

Ndërsa e shënojmë këtë përvjetor, zgjedh të mendoj për të gjithë ata që preken nga lufta. Të brengosin të gjitha viktimat; të vrarët, ata të plagosur, ata të detyruar nga shtëpitë e tyre, ata që vuajtën dhunë të tmerrshme, duke përfshirë përdorimin e dhunës seksuale si një armë lufte. Mendoj në veçanti mbi 1000 fëmijë të vrarë, madje edhe pas 12 qershorit 1999. Mendoj për ata paqeruajtës, në KFOR dhe UNMIK, të cilët vdiqën në shërbim të paqes në Kosovë.

Në kujtesën e tyre, duhet të angazhohemi për një të ardhme më të mirë. Mbështetje për viktimat. Drejtësi për ta dhe për familjet e tyre. Por gjithashtu një angazhim për të treguar të vërtetën për atë që ka ndodhur dhe për të bërë gjithçka në fuqinë tonë për ta ndaluar atë përsëri. Siç tha Presidenti Clinton sot, veprimi për paqen është një zgjedhje që secili prej nesh mund të bëjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat