Hillary Clinton me video-mesazh: Shumë miq iu mbajnë në zemër dhe iu mbështesin në kauzat e juaja

Aktuale

Hillary Clinton me video-mesazh: Shumë miq iu mbajnë në zemër dhe iu mbështesin në kauzat e juaja

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 18:35
Hillary Clinton

Gjatë shënimit të Konferencës së Sigurisë në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës është shfaqur një video në të cilën Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, fliste për Kosovën si dhe për miqësinë që Amerika vazhdon ta ketë me shtetin tonë.

Clinton ka falënderuar ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga për lidershipin e saj, përderisa tha se ka pasur nderin që të udhëtojë e të përfaqësojë shumë gra, të drejtat e tyre gjatë periudhave të ndryshme në emër të ShBA-së.

“Unë asnjëherë nuk do ta harroj vizitën në kampin e refugjatëve në kufirin maqedonas gjatë kampanjës së NATO-s. Ne mirëpresim atë që Kosova na dhuroi, mikpritjen e atëhershme që mra në Ksoovë dhe super-takimet që kam pasur. Sërish sot kjo dëshmon edhe njëherë afirmitetin dhe sjelljen e ndërsjellët, por edhe shpreh humanitetin tonë të përbashkët. Por gjithashtu do të thotë nevojën për liri. Vizitat dhe shënimi i sotëm është përkujtim, por edhe shënim i paqes për të ardhmen e ndritshme që qytetarët  kovës e meritojnë”, tha Clinton.

Tutje ajo shtoi se pavarësia, paqja por edhe zgjedhjet që bëhen nga Kosova duhet të jetë përparimtare edhe në zhvillimin e ekonomisë.

“Ju e dini mjaft mirë se përgjatë gjithë viteve ka pasur ndryshime, misione dhe mbështetje të NATO-s, mirëpo ne e dimë se NATO mbetet esenciale për mbrojtjen e lirive të cilat janë fituar. Ne ndoshta nuk duhet të shikojmë më tutje se sa në Kosovë për të na përkujtuar fuqinë e kësaj dite. Ju asnjëherë nuk duhet që ta nënvlerësoni këtë dhe ta merrni si të mirëqenë dhe as ne nuk do ta bëjmë këtë”, shtoi ajo.

E njëjta tha se përveç bombardimeve që ishte detyrë e NATO-s, sot nuk arriti të ishte në Kosovë pranë qytetarëve kosovarë në festimin e lirisë.

“Unë nuk jam në gjendje që të jem me juve në festimin e përfundimit të këtij konflikti , por ju përkujtoj se jeni në mendimet e mija dhe iu dërgoj shumë përqafime. Dua që të merrni kohën e nevojshme për të përkujtuar të dashurit e juaj dhe për të përkujtuar të drejtën drejt anëtarësimit të BE-së. Mbani mend se shumë miq të juaj po ju mbajnë në zemrat e tyre dhe iu mbështesin në kauzat e juaja”, përfundoi ajo në videon e paraqitur në këtë konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat