Latifi: Gabim që nuk iu dha fjala askujt nga Shqipëria

Aktuale

Latifi: Gabim që nuk iu dha fjala askujt nga Shqipëria

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 20:16
Blerim Latifi

Filozofi Blerim Latifi duke komentuar manifestimin e ditës së çlirimit të Kosovës, e ka quajtur gabim faktin që në asnjë tubim nuk iu dha fjala përfaqësuesve të Shqipërisë.

Ai tha se po harrohet që pa Shqipërinë, asnjë plumb nuk do të mund të shkrepej.

‘’Gabim i madh që nuk iu dha fjala presidentit ose kryeministrit të Shqipërisë në manifestimin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës!

Ne po harrojmë se pa Shqipërinë asnjë plumb s’do të kishim mundur ta shkrepim, e lëre ma të organizojmë luftën e armatosur kundër Serbisë!

A thua kur do të mësohemi që shtetin dhe kombin t’i mbajmë mbi dashuritë dhe urrejtjet e politikave ditore?’’, ka shkruar Latifi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat