Clark: Kosova, gjasa të shkëlqyeshme për anëtarësim në NATO

Aktuale

Clark: Kosova, gjasa të shkëlqyeshme për anëtarësim në NATO

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 23:00
Wesley Clark

Gjatë intervistës për RTK-në, gjenerali amerikan në pension Wesley Clark është pyetur për ate se çfarë janë gjasat që Kosova të anëtarësohet një ditë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

"Mendoj se ka gjasa të shkëlqyeshme që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s" është përgjigjur Clark. .

Për BE ndërkaq gjenerali poashtu beson se gjasat për anëtarësimin e Kosovës në të janë reale.

"Mendoj se po, por kjo duhet të zgjidhet edhe në mes BE-së dhe Serbisë. Përderisa politikanët e Serbisë mund të garojnë në zgjedhje dhe të zgjidhen në bazë të kundërshtimit të tyre ndaj Kosovës, do të jetë e vështirë për Serbinë që të bëhet anëtare e BE-së poashtu", ka theksuar mes tjerash Clark.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat