Limaj: Thaçi e Bukoshi më lanë me dy plumba në mal, paslufte u bënë bashkë në qeveri - Bota Sot
Limaj: Thaçi e Bukoshi më lanë me dy plumba në mal, paslufte u bënë bashkë në qeveri

Aktuale

Limaj: Thaçi e Bukoshi më lanë me dy plumba në mal, paslufte u bënë bashkë në qeveri

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 23:22
Fatmir Limaj

Ish-komandanti dhe anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Fatmir Limaj, ka thënë se problemet e faktorit politik shqiptar të Kosovës gjatë luftës kanë dëmtuar UÇK-në në terren.

Limaj, në “Debat Plus”, ka thënë se është fat i madh që sot Kosova është ku është, por të gjithë kanë mundur të bëjnë më shumë.

“Po të flisnin Hashimi [Thaçi] me Bujar Bukoshin unë s’kisha mbetur me dy fishekë në pushkë. Për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre pse vëlla unë mbeta me dy fishekë në mal? Me miliona kanë dhënë diaspora jonë”.

“… Paratë kanë qenë atje. Ata [Thaçi e Bukoshi] duke mos mundur të merren vesh kush të jetë i pari. Jo po ma merr qeverinë e jo po ma merr ushtrinë! Në fund pas dhjetë vitesh ata u bënë bashkë, njëri kryeministër e tjetri zëvendëskryeministër. Pesë vite qëndruan bashkë [në qeveri]. Kanë mundur të bëhen bashkë në atë kohë dhe të bëhen njëri kryeministër e tjetri zëvendës…”.

Zëvendëskryeministri Limaj thotë se me gjithë këto probleme është mirë që projekti i shqiptarëve ka pasur sukses dhe sot e gëzojmë lirinë.

 

Limaj: Thaçi e Bukoshi më lanë me dy plumba në armë, e paslufte u bënë bashkë në qeveri Emisioni i plotë: https://youtu.be/G12qe_n2d4w

Posted by RTV Dukagjini on Wednesday, June 12, 2019

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...