Haradinaj: Pasuria do të më shtohet për 1.5 milion euro - Bota Sot
Haradinaj: Pasuria do të më shtohet për 1.5 milion euro

Aktuale

Haradinaj: Pasuria do të më shtohet për 1.5 milion euro

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 23:52
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka folur për pasurinë e tij.

Haradinaj ka paralajmëruar në T7, se vitin e ardhshëm do të jetë dukshëm më i pasur.

Madje, ai ka treguar edhe se sa pret të pasurohet më 2020.

“Pasuria do të shtohet për 1 milionë euro e gjysmë”, ka paralajmëruar Haradinaj.

“Do t’i shes reliktet e luftës”, ka bërë të ditur ai.

Më herët, Haradinaj ka thënë se mëzi (kali i vogël) që ka deklaruar si pasuri do të jetë edhe më i vlefshëm vitin e ardhshëm.

“Ai mëz, në mot ka me qenë 30 mijë euro”, është shprehur Haradinaj.

“Ndoshta edhe 40 mijë”, ka shtuar më vonë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...