Rai, Radio Vatikana, Radio Radikale vlerësohen për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës

Aktuale

Rai, Radio Vatikana, Radio Radikale vlerësohen për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 00:30
Hyrja e Natos ne Kosove

Radio Televizoni Publik italian Rai, media zyrtare e Selisë së Shenjtë Radio Vatikana, Radio Radikale, zëvendës ministrja e Jashtme italiane (aktuale) Emanuela Del Re janë disa nga 31 personalitetet italiane të vlerësuara nga shteti i Kosovës për kontributin e dhënë në procesin demokratike të saj drejt lirisë e shtet formimit.

Në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga trupat serbe, Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore duke vlerësuar 31 personalitete italiane,  shqiptareve të Kosovës dhe Shqipëris që kanë kontribuar në rrugën e Kosovës drejt lirisë si dhe në mikpritjen e mijëra refugjatëve në Itali.

Më 12 qershor të 1999, forcat e Nato-s, hyjnë në Kosovë duke i dhënë fund luftës e përpjekjeve disa vjeçare të popullit për të qenë i lirë e për të krijuar një shtet të pavarura e demokratik.

 Italia ishte ndër vendet e para evropiane që kontribuoj me ushtrinë  e bazat e saj ushtarake në ndërhyrjen e trupave të Nato-s për largimin e forcave serbe nga toka e Kosovës.

"Gjatë luftës e pas saj Italia ka ndihmuar e kontribuar në të gjitha proceset demokratike në Kosovë si dhe ka investuar në administrimin e krizës së refugjatëve duke i ofruar kampe strehimi e ndihma humanitare popullit kosovar." u shpreh në fjalën e saj Ambasadorja e Kosovës znj Alma Lame.

Në emër të shtetit të Kosovës, Ambasadorja Lame, ka vlerësuar mediat kryesore italiane si Radio Televizioni Publik Rai, Radio Rdicale si dhe median zyrtare të Selisë së Shenjtë Radio Vatikani për kontributin e dhënë në informimin korrekt të opinionit publik mbi zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë.

Në atë kohë, përveç programacionit politik e informues mbi situatën në Kosovë. Radio Televizoni italian Rai ndërmori iniciativën “Ndeshja e zemrës 1999”, me përfshirjen e emrave më të njohur të artit e të sportit italian, që kontribuoj në mbledhjen e fondeve për rindërtimin në Kosovë të shkollave të shkatërruar nga lufta.

Në veçanti Radio Radicale me anë të gazetarëve në terren, përcolli për publikun të vërtetën e krimeve serbe në Kosovë e në programet e saj i dha hapësirë të gjerë debatit politik e diplomatik për zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Drejtori i atëhershëm i programacionit në Radio Vatikana, Imzot Federico Lombard, me ideimin e një programi special mbi Ballkanin i dha një hapësirë të gjerë ngjarjeve të luftës në Kosovë e gazetari Luca Collodi së bashku me një grup gazetarësh e redaktorësh shqiptarë e italianë kontribuan në bashkimin e familjeve  të ndara nga lufta e të shpërndarë refugjatë në Shqipëri, Itali e Kosovë.

Mes 31 personaliteteve të vlerësuar nga Ambasada e Kosovës ishte dhe zëvendës ministrja e jashtme, aktuale italiane  Profesoresha Emanuela del Re, e cila ka mbuluar role të ndryshme  institucionale duke kontribuar në procesin demokratike të kosovës e në dialogun mes popullsisë serbe dhe e Kosovës.

Mes të vlerësuarve qe dhe grupi " Pavaroti and Friends" e bashkëshortja e tenorit të madh italian Luciano Pavaroti, znj, Nikoleta Mantovani, për organizmin më 1 qershor të 1999 të një koncerti madhështor në Novi Sad i cili u bë pikënisja e ndihmave humanitare në Kosovë e mbi të vërtetën e fëmijëve të vrarë në luftë.

Një dëshmi emocionuese në këtë ceremoni ishte dhe vlerësimi i ish kryetarit të bashkisë së komunës së Comisos në ishullin e Sicilisë Giuseppe Digiacomo i cili së bashku me banorët e kësaj qyteze të vogël siciliane, i hapi dyert rreth 5800 refugjatëve.

Ndër 31 personalitete italiane të vlerësuar nga shteti italian ishin dy përfaqësues nga komuniteti i Kosovës në Itali, z. Gëzim Mucolli për aktivizimin e tij përgjatë viteve '90 në denoncimin e krimeve të kryera nga regjimi i Slobodan Milloshevicit.

Ndërsa për komunitetin shqiptar në Itali u vlerësua znj. Anila Husha për kontributin e dhënë në rolin e koordinatores pranë bazës së Natos, në Comiso të Sicilisë.

Festa e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës u mbyll me një koncert festiv në një nga teatrot më të bukura të Romës, në vila Torlonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat