Përurohet libri “Lindja e një demokracie”

Aktuale

Përurohet libri “Lindja e një demokracie”

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 07:15
Hashim Thaçi

Sot përurohet libri “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”.

Libri është shkruar nga Jacques Baudouin, ndërsa parathënia është shkruar Bernard Kouchner dhe është botuar edhe në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese “Buzuku”.

Autori i librit, shkrimtari Jacques Baudoin ka vlerësuar se me këtë libër ka dashur tu tregojë francezëve se në Evropë ka lindur një demokraci.

Përurimi bëhet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogadani”, në ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat