Dy “liderët” që ua kthejnë dinjitetin, ose vdisni si rob!

Aktuale

Dy “liderët” që ua kthejnë dinjitetin, ose vdisni si rob!

Nga: N.Sh Më: 13 qershor 2019 Në ora: 09:08
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, janë dy politikanët më të votuar në Kosovë.

Pas mijëra votave që ata marrin në zgjedhje, shihet qartë se e kanë përkrahjen e popullit. Madje shpesh thuhet se këta dy janë liderët që mund ta kthejnë shpresën dhe dinjitetin në Kosovë.

Kështu, edhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka postuar një fotografi të tyre, ku shkruar se ose jeton ime dinjitet ose vdisni si rob.

Me këtë Miftari aludon se në Kosovë duhet të qeveriset nga Kurti dhe Osmani, por kjo nuk varet edhe nga vullneti i popullit dhe LDK-së, pasi LDK-ja duhet patjetër të bëjë koalicion me LVV-në, në mënyrë që tek qytetarët të kthehet shpresa dhe dinjiteti, të luftohet krimi dhe korrupsioni dhe të ketë ngritje ekonomike që në këtë mënyrë të rritet mirëqenia tek qytetarët.

Lexojeni postimin e plotë nga Naim Miftari:

Jetoni me dinjitet ose vdisni si rob

Doni ta ktheni dinjitetin tonë, doni të keni shtetin e Kosovës shtet të drejt shtet ligjor, doni ta ndalni krimin e organizuar, doni ti dërgoni në burg kriminelët politik që vodhën rresht qe 20 vite ardhmërinë tonë, doni zhvillim drejtësi dhe prosperitet, doni ti dënoni ata keqbërës që dy dekada rresht na vodhën edhe shpresën se një ditë do të bëhet ma mirë.

Nëse i doni këto ndryshime përkrahni këta dy njerëz në politik dhe bini në pushtet është treni i fundit për ardhmërinë e Kosovës, nëse jo kapni armët vet e mbroni vet interesin tuaj ose rrini si shikues si gjerë tani e vdisni si rob!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat