BB ndihmon Kosovën me 15 milionë euro për testimin e produkteve

Aktuale

BB ndihmon Kosovën me 15 milionë euro për testimin e produkteve

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 10:57
Foto

Banka Botërore ka njoftuar se po ndihmon firmat në Kosovë në zvogëlimin e kostove për testimin e produkteve dhe për certifikim të njohur ndërkombëtarisht, nëpërmjet një projekti prej 15.3 milionë dollarëve, që synon përmirësimin e produktivitetit dhe eksporteve.

BB ka shkruar në Facebook, se projekti do të ndihmojë jo vetëm firmat por edhe konsumatorët në Kosovë përmes përkrahjes për certifikimin e produkteve për eksport në tregje si Bashkimi Evropian, forcimit të kapacitetit të firmave të orientuara kah eksporti, dhe uljes së kostos së inspektimeve të biznesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat