Ministri Pacolli po qëndron për vizitë zyrtare në Pragë

Aktuale

Ministri Pacolli po qëndron për vizitë zyrtare në Pragë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 11:05
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, me ftesë të ministrit të Jashtëm Çekë, Tomssh Petriçek, po qëndron për vizitë zyrtare në Pragë.

Pacolli gjatë vizitës dy ditore do të zhvilloj takime me krerët më të lartë institucional të shtetit të Çekisë.

Do të ketë takime me ministrin e Industrisë dhe Tregtisë të Republikës Çeke, Karel Havliçek. Po ashtu, do të pritet në takim edhe nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, Radek Vondraçek.

Takimet e vizitës dy ditore do të përmbyllen me Zëvendës Kryetarin e Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, Jiri Ruzhiçka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat