Mediat greke vjedhin fotografitë e gazetës “Bota sot” për Paradën Shqiptare për Çamërinë të mbajtur në New York

Aktuale

Mediat greke vjedhin fotografitë e gazetës “Bota sot” për Paradën Shqiptare për Çamërinë të mbajtur në New York

Nga: N.Sh Më: 13 qershor 2019 Në ora: 12:06
Pamje nga Parada Shqiptare

Një numër i madh i mediave greke, ka raportuar për Paradën Shqiptare për Çamërinë e organizuar nga organizata Rrënjët Shqiptare të shtunën në Nju Jork.

Gazetari i gazetës kombëtare “Bota sot” nga Nju Jorku, Beqir Sina, ka raportuar për këtë ngjarje në detaje, ndërsa mediat greke kanë vjedhur këto fotografi të gazetës “Bota sot”, duke i përdorur ato për sulm.

Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve, e cila mblodhi disa komunitete emingrantësh nga kryqetërthor botës, të parakalojnë mes një entusiasmi dhe gëzimi të paparë tradite dhe kulture të vendeve të tyre.

Kjo, paradë për nga pjesëmarrja vitet e fundit, njihet edhe se si Parada Shqiptare, mbasi ky është një manifestim ku shqiptarët e zonës së Tri -Shteshit, nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, për të dhjetin vit me radhë dalin në qendër të Nju Jorkut për disa orë duke kënduar dhe vallëzuar - kuq e zi.

Këtë vit kjo parade shënojë edhe pjesëmarrjen me te madhe - rreth 10 mijë shqiptare nga zona e Tri-Shteshit - parakaluan mes këngëve e valleve shqiptare ne rrugën e famshme Amerika ne Manhatan e cila ndodhet ne zemër te Nju Jujorkut.

Aty ku për çdo vit në zemër të qytetit të Nju Jorkut , Parada Shqiptare, ka kulmuar sot në rrugën e famshme “America “ 6th Avenue, në Manhatan NYC, ku shqiptarët e Amerikës, me këngë e valle, dhe veshjet tona folklorike, të Shqipërisë, Kosovës, dhe gjitha trevave shqiptare, pankarta ku kërkohej Çamëria e Kosova, dhe liritë e të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre, bene qe për disa qendra e Nju Jorkut te vishej vetëm kuq e zi .

Parada përcoll një mesazh për bashkimin e Kombëtar të të gjithë Shqiptarëve.

Gjatë kësaj parade përveç fjalimeve, kryesore nga drejtuesi i kësaj Parade Marko Kepi, dhe Nik Beqi, në qendër të saj, ishin dhe nderimet e fjalimet e  Xhozef DioGuardit, Sali Bollati, Marin Mema.

Me pas në sheshin e Paradës nisen  këngët e vallëzimet nga grupet kulturore shqiptare, nga Çamëria dhe të gjitha trevat shqiptare.

Këta janë disa nga linqet të mediave greke:

http://www.makeleio.gr/επικαιροτητα/Τεράστια-πρόκληση-Αλβανών-στην-καρδι/

https://www.msn.com/el-gr/video/deltia-eidiseon/ανθελληνική-παρέλαση-αλβανών-στην-5η-λεωφόρο-της-νέας-υόρκης/vi-AACJ4Kl

https://www.ethnos.gr/kosmos/44271_anthelliniki-parelasi-apo-albanoys-ethnikistes-sti-nea-yorki-vid

https://www.enikos.gr/international/654520/anthelliniki-parelasi-alvanon-stin-5i-leoforo-tis-neas-yorkis-vid

http://alarm.rodos-island.gr/τεράστια-πρόκληση-αλβανών-στην-καρδι/

https://www.news247.gr/afieromata/poioi-itan-oi-tsamides-i-synergasia-me-toys-nazi-kai-i-megali-alvania.6434237.html

https://www.noiazomai.gr/2019/06/alvaniki-proklisi-new-york.html

http://www.alpha1news.gr/2019/06/blog-post_545.html

http://www.ant1news.gr/watch/1294243/anthelliniki-parelasi-albanon-stin-new-yorki

https://www.pronews.gr/kosmos/valkania/779570_nea-yorki-hiliades-alvanoi-parelasan-stin-5i-leoforo-me-yvristika-synthimata

https://www.pronews.gr/kosmos/valkania/779570_nea-yorki-hiliades-alvanoi-parelasan-stin-5i-leoforo-me-yvristika-synthimata

https://odysseiatv.blogspot.com/2019/06/blog-post_34.html

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat