Sulmi ndaj autobusit me shtetas nga Kosova – MPJ godet BE-në që nuk po reagon

Aktuale

Sulmi ndaj autobusit me shtetas nga Kosova – MPJ godet BE-në që nuk po reagon

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 13:17
Autobusi

Mbrëmë një autobus me shtetas nga Kosova, që po qarkullonte në Serbi e destinacion e kishte Slloveninë, është sulmuar në afërsi të Beogradit. Lidhur me sulmin, media ka kontaktuar me zyrën për media të MPJ-së së Kosovës, ata thanë se nga kjo ngjarje  nuk kanë marrë ende raport zyrtar nga autoritetet serbe. Megjithatë vlerësojnë se sulmi është i motivuar politikisht nga përfaqësuesit politik të Serbisë. MPJ shpreh edhe habi se si BE-ja nuk reagon për asnjë nga këto zhvillime.

Edhe mbrëmë u sulmua një autobus me kosovarë që po kalonin në terrirotin e Serbisë, por cak i tyre ishte Sllovenia. Autobusi u qëllua me mjete të forta, sipas fotografive të publikuara në media, shihet se janë thyer disa xhama, por nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

Për këtë incident, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, thotë se sulmet e tilla po rrezikojnë jetën e qytetarëve. Përderisa shprehin habi se si përfafqësues të BE-së nuk po reagojnë për sulmet që po u bëhen kosovarëve në territorin e Serbisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e thellë për sulmin ndaj autobusit me qytetarë të Republikës së Kosovës derisa po qarkullonte nëpër Serbi.

Jemi të shqetësuar me këto sulme të vazhdueshme ndaj gjithçkaje që lëviz nga Kosova përmes këtij vendi fqinj, dhe tashmë këto sulme po shfaqin potencial në rritje për të rrezikuar jetën e qytetarëve tanë”, thuhet në përgjigjjen e MPJ-së,

MPJ nuk ka pranuar ende raport zyrtar nga autoritetet serbe për incidentin e mbrëmshëm. Megjithatë edhe njëherë ju bëjnë thirrje kosovarëve që të shmangin sa më shumë qarkullimin nëpër Serbi.

“Jemi ende në pritje të informacionit, të cilat autoritetet e sigurisë dhe rendit në Serbi po e vonojnë qëllimshëm, duke dashur ta minimizojnë këtë incident të motivuar politikisht nga përfaqësuesit politik të këtij vendi.

Ministria e Punëve të Jashtme është e alarmuar me faktin që institucionet e Bashkimit Evropian, për asnjë nga këto zhvillime nuk reagojnë, sikurse nuk kanë reaguar dhe nuk reagojnë as kundër fushatës së Serbisë kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Më këtë rast, ftojmë përsëri qytetarët tanë, të provojnë maksimalisht të shmangin këtë vend, që nuk pushon së kultivuari urrejtje dhe sulme ndaj Republikës së Kosovës”, tha MPJ.

Ditë më parë Ministria e Punëve të Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin qarkullimin nëpër territorin e Serbisë. Kjo sepse Serbia nuk është më një territor, i cili nuk ofron as siguri minimale për integritetin e tyre fizik dhe juridik, dhe as për familjarët e tyre. Ky njoftim i MPJ-së ka ardhur pas arrestimeve të fundit të kosovarëve në këtë shtet.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria e Punëve të Jashtme i ka njoftuar qytetarët që nuk mund të shmangin qarkullimin në Serbi të shfaqin maturi dhe kujdes. Arsye për këtë po del të jenë arrestimet e fundit të kosovarëve në këtë shtet.

“Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se Serbia nuk është më një territor i cili ofron as siguri minimale për integritetin e tyre fizik dhe juridik, dhe as për familjarët e tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat