Kurti thotë se presidenti dhe kryeministri e dinë që koha e tyre po mbaron

Aktuale

Kurti thotë se presidenti dhe kryeministri e dinë që koha e tyre po mbaron

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 13:17
Albin Kurti

(E plotësuar) - Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka biseduar me studentët e Universitetit të Prishtinës, në një debat të organizuar nga organizata studentore “Studim, Kritikë Veprim”.

Atyre, Kurti u tha se keq-investimi në Kosovë ka degraduar vendin dhe se pushtetarët bëjnë investime aty ku mund të vjedhin. Sipas Kurtit, ky është mandati i fundit i Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt në krye të institucioneve.

Albin Kurti ka thënë se në Kosovë, përveç që ka krim të organizuar, korrupsion e keqpërdorime, ka edhe keq-investim dhe paratë dërgohen në shtigje të gabuara.

Sipas Kurtit, presidenti dhe kryeministri e dinë që ky është mandati i tyre i fundit, andaj po e shfrytëzojnë që të vjedhin në masë të madhe.

Kurti: Pushtetarët po vjedhin shumë sepse ky është mandati i tyre i fundit

“Arsyeja pse po vjedhin shumë dhe po keqpërdorin si asnjëherë më parë është për shkak se janë në mandatin e tyre të fundit, edhe për përveç karakterit të tyre të shpërdoruesve është edhe koha kur ata po e ndjejnë se nuk do të mund të jenë në pushtet sërish. Besoj që edhe kryeministri edhe presidenti e dinë që nuk mund të rizgjedhjen më. Ky është mandati i tyre i fundit dhe po bëjnë çfarë po bëjnë. E keqja ka marrë një nxitim, ka marrë një shpejtësi shtesë për shkak se nuk janë më të relaksuar të këqijtë, ata po e dinë që koha e tyre po mbaron”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, shteti i Kosovës investon 10 herë më shumë në asfalt se në universitet, e kjo sipas Kurtit ndodh meqë aty mund të përfitojnë për vetën.

Kurti: Në asfalt po investohet sepse ka vjedhje të mëdha 

“Këta nuk investojnë në arsim, meqenëse në arsim nuk ka kthim të shpejtë por gjithashtu edhe me investime në asfalt ka vjedhje të mëdha. Kur isha dy ditë e gjysmë në spital, nuk kishin të shkretit mjek e infermierë as dorëza, as maska, as shiringa, as ampulla dhe medikamentet bazë duhet t’i blenin vet pacientët. Por a e dini pse nuk ka dorëza sanitare, sepse kushtojnë lirë, po të kushtonin shtrenjtë ku mund të vjedhin shumë do t’i kishim. Asfalti shtrohet edhe për shkak se është shtrenjtë, 10 për qindëshi ose 20 përqindëshi aty është numër shumëshifror, ndërkaq te dorëzat në spital nuk mund të vjedhin shumë”, tha Kurti.

Këtë, Kurti e quajti keq investim, si faktor kryesor që ka degraduar  ekonominë dhe arsimin.

Kurti u tha studentëve që nëse universiteti nuk ka kërkim ai i përngjan shkollave te mesme.

Ai tha se investimet që bëhen nuk janë të fokusuara për punësim por kapital.

Sipas tij, Kosovës i nevojitën investime në ekonomi dhe që sjellin punësim.

Kurti: Po vjedhin shumë, sepse janë në mandatin e tyre të fundit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se keqinvestimi është faktori kryesor që e ka degraduar ekonominë në Kosovë.

Kurti po bashkëbisedon me studentet e Universitetit të Prishtinës, diskutim i organizuar nga organizata ‘Studim, Veprim, Kritikë’.

"Arsyeja pse po vjedhin shumë është sepse janë në mandatin e tyre të fundit. Është edhe koha kur ata po e ndjejnë se nuk mund të jenë në pushtet serish. ky është mandati i fundit i presidentit dhe kryeministrit", ka thënë Kurti.

Albin Kurti ka thënë se në jetën e një shoqërie shkollimi dhe punësimi nuk janë dy faza të ndryshme e të njëpasnjëshme, sikur ndodh tek individi. Sipas tij ajo që vlen për jetën e një individi nuk vlen për një shoqëri.

"Ne propozojmë një sistem të integruar organik midis studimit dhe punësimit, këto duhet të shkojnë bashkë. Ne nuk e shohim universitetin si vend konsumi, por prodhimi, aty duhet edhe të prodhosh. Nëse universiteti nuk ka kërkim shkencor universiteti i përngjan shkollave te mesme. Elementi tjetër është keqinvestimet në Kosovë, këtu përveç që ka krim të organizuar, korrupsion, keqpërdorime, është edhe keqinvestimi, paratë dërgohen në shtigje të gabuara. 10- fish më shumë shteti i Kosovës, për shkak te kësaj qeverie, jep për asfalt sesa për universitet. Ka investime aty ku mund të vidhet më shumë, ka investime kur nuk janë të fokusuara për punësim por për kapital. Neve na nevojiten investime në ekonomi, që sjellim punësim. Kur isha në spital nuk kishin mjeket e infermieret as maska e as dorëza, medikamentet bazë i blinin vet pacientët. Nuk kishte dorëza sepse kushtojnë lirë, aty nuk mund te vjedhin shumë, sikur në asfalt ", ka thënë Kurti para studentëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat