Thaçi: Ushtria e Kosovës lindi nga dëshira e thellë për liri e barazi

Aktuale

Thaçi: Ushtria e Kosovës lindi nga dëshira e thellë për liri e barazi

Nga: A.SH Më: 13 qershor 2019 Në ora: 14:32
Hashim Thaçi

Për nder të 20 vjetorit të çlirmit të vendit, sot ka parakaluar ushtria e Kosovës në kazermën Adem Jashari, dhe me këtë rast Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se, ushtarët e Kosovës janë të mishëruar me dëshirën për liri, por edhe me gatishmërinë për ta mbrojtur këtë liri, për çdo qytetar, në çdo kënd të Kosovës.

“Ushtria e Kosovës lindi nga dëshira e thellë për liri e barazi. Në këto 20 vjet të lirisë dhe paqes, ne kemi jetuar me mungesën e më të dashurve tanë, me heronj, dëshmorë e martirë të luftës sonë, me heroizmin dhe kujtimet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe me përpjekjet për krijimin e ushtrisë së re. Ushtarët e Kosovës janë të mishëruar me dëshirën për liri, por edhe me gatishmërinë për ta mbrojtur këtë liri, për çdo qytetar, në çdo kënd të Kosovës. Kjo forcë e re shumetnike e pasqyron më së miri Kosovën që së bashku e kemi ndërtuar“, ka shkruar preisdenti në Facebook.

Image
Image


 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat