Avokati Gashi tregon pse nuk iu dha dje fjala në Kosovë gjeneralit që gjunjëzoi Serbinë, Metës e Ramës

Aktuale

Avokati Gashi tregon pse nuk iu dha dje fjala në Kosovë gjeneralit që gjunjëzoi Serbinë, Metës e Ramës

Nga: A.ZH Më: 13 qershor 2019 Në ora: 16:21
Gjenerali amerikan Wesley Clark, i cili udhëhoqi bombardimet e Amerikës dhe të NATO-së kundër Serbisë

Avokati Tomë Gashi, ka analizuar rrjedhën e djeshme të manifestimit qendror që u mbajt për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat e NATO-s.

Gashi është shprehur i pakënaqur me trajtimin që iu bë dje liderëve të Shqipërisë, Ilir Metës dhe Edi Ramës, meqë atyre nuk iu dha rasti që të flasin para qytetarëve, përcjell Bota sot.

Avokati Gashi ka theksuar se përpos Amerikës, edhe Shqipëria ka kontribuuar në çlirimin e Kosovës, duke përmendur edhe furnizimin me armë të ish-pjesëtarëve të UÇK-së për vite të tëra.

Gashi ka thënë se rasti për fjalim iu mohua edhe Gjeneralit Wesley Clark, i cili udhëhoqi bombardimet e Amerikës dhe të NATO-së kundër Serbisë.

Ai ndër të tjerash, ka theksuar se ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit Madeleine Albright, nuk thanë diçka pozitive për udhëheqësit e Kosovës.

Reagimi i Gashit:

Pa Shqipëri nuk ka liri!

Dje në manifestimin e 20 vejtorin të çlirimit të Kosovës nuk vlejti ajo që të gjithë e themi “Pa Shqipëri nuk ka Kosovë” .

Këtë na e mohuan burrështetasit tanë duke folur para Presidentiti Bill Clinton, Sekretarës Medeleine Albright, të cilët nuk i mundësuan një fjalë rasti Presidentiti të Shqipërisë Ilir Meta, Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, të cilët ishin në rradhen e njejtë të kontribuesve të çlirimit të Kosovës sëbashku me Presidentin amerikan, sekrestaren e shtetit Amerikan dhe me Gjeneralin e luftës Wesley Clark të cilët poashtu nuk i dhanë rastin që të flas, edhe pse ai ishte Gjenerali që i udhëheqi bombardimet e Amerikës dhe të NATO-së kundër Serbisë.

Dihet se pa ndihmen vllazërore të Shqipërisë vështirë se Kosova do të çlirohej ndonjëherë, Shqipëria i hapi kazermat ushtarake për pjesëtarët e UÇK-së , e furnizoj me armë Kosovën për vite të tëra.

Të gjithë ushtarët e UÇK-së nga Evropa dhe Amerika erdhen përmes Shqipërisë, dihet se Shqipëria i dha të gjitha kazermat dhe teriorin e saj NATO-s.

Ndoshta ende dikujt i kujtohet helikopterët më të sofistikuar të Amerikës “Apachi”, që ishin në Shqipëri duke u përgaditur që të hynin sëbashku me këmbësori për ta çliruar Kosovën, ndoshta ju kujtohet se Shqipëria na mbajti me bukë për muaj të tërë për mbi 500.000 të ikur nga gjenocidi serb.

Ndoshta për këto arsyeje por edhe shumë të tjera, Presidenti Clinton, Sekretarja Albright dje thanë shumë fjalë të mira dhe pozitive për popullin shqiptarë të Kosovës, por unë nuk i kam ndëgjuar që thanë diçka pozitive për udhëheqësit e Kosovës.

Si duket jemi popull jo falenderues dhe harrojmë shpejt.

Pa Shqipëri nuk ka Kosovë, pa Shqipëri nuk ka liri.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat