Profesori i Parisit “godet” ata që po mohojnë rolin e NATO-s: Idiot krahasimi me UÇK-në

Aktuale

Profesori i Parisit “godet” ata që po mohojnë rolin e NATO-s: Idiot krahasimi me UÇK-në

Nga: A.ZH Më: 13 qershor 2019 Në ora: 16:53
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, është shprehur kritik ndaj tendencës së disa personave (sidomos në Vetëvendosje) për ta relativizuar dhe zbehur rolin e aleatëve tanë dhe të NATO-s në çlirimin e Kosovës.

Kraki në një postim në Facebook, e ka quajtur të pakuptueshme dhe të papranueshme, mohimin e fakteve për arsye idologjike.

Ai ka thënë se "nuk ia vlen që për antiamerikanizem anakronik dhe për qefbërje lindore të tregohemi mosmirënjohës ndaj atyre që na dolën krahë në momentet më kritike".

Ndërsa, krahasimin mes UÇK-së dhe NATO-s, e ka quajtur idiot, duke thënë se të dyja kanë peshë dhe meritë për lirinë e popullit tonë, përcjell Bota sot.

Profesori Kraki ka thënë, pos tjerash se hallet e Kosovës, nuk janë idologjike, por ka theksuar se njëra ndër to, është edhe ruajtja e aleatëve.

Reagimi i plotë i Krakit:

Mohimi ideologjik i rolit të NATO-s

Është totalisht e pakuptueshme dhe e papranueshme tendenca e disave (sidomos nga Vetvendosja) për ta relativizuar dhe zbehur rolin e aleatëve tanë dhe të NATO-s në çlirimin e Kosovës.

Mohimi i fakteve për arsye ideologjike është qasje e sistemeve që Evropa i ka provuar gati një shekull rresht. Sisteme të cilat vazhdojnë të lavdohen dhe të rikujtohen si shembuj të barazisë së popujve.

Përralla të thata!

Po si mund të zbehet roli i Amerikës në përkrahjen e përpjekjeve tona për liri?
A ia vlen që për antiamerikanizem anakronik dhe për qefbërje lindore të tregohemi mosmirënjohës ndaj atyre që na dolen krahë në momentet kritike që kishim?

Natyrisht që Jo!

Krahasimi në mes UÇK-së dhe NATO-s është idiot. Vlerësimi i njërës nuk ia humb meritat tjetrës. Të dyja kanë peshë dhe meritë në këtë liri edhe ashtu të ripushtuar nga bandat.

Edhe mohimi i shtetit paralel të viteve 90 është njësoj i palogjikshëm dhe me tendeca ose ideologjike ose partiake. Në konferencën që kisha në Paris, një profesor belg, pas prezentimit tim, më pyeti lidhur me intervenimin e NATO-s. Profesori belg e konsideroi si të padrejtë.

Unë i thash që ai intervenim ishte i drejtë dhe i vetmi që dha sukses të qartë (krahasim me Libi, Siri, Iran etj.) sepse kur lufta dhe intervenimi ndodhen, populli i Kosovës e kishte një projekt të përbashkët, të qartë dhe të dëshiruar. Ai projekt, që ishte në fakt vetëdije dhe përpjekje për liri, u forcua gjatë vieteve 90 dhe morri fizionomi të identifikueshme edhe nga aleatët. Në Libi e Siri nuk kishte projekt të përbashket të popujve përkatës. Prandaj deshtuan intervenimet, dështuan amerikanët.

Tash a duhet, me idenë që të realtivizohet figura e Ibrahim Rugovës, të zbehet komplet përpjekja faktuale, organizative dhe vetdijësuese e projektit të përbashkët të viteve 90?

Mendoj që Jo!

Mendoj që është koha të kalohet në televizor me ngjyra dhe të dilet nga shembujt e sistemeve që nuk funksionuan në asnjë cep të botës. Përndryshe kam frikë se disa n’Kosovë e n’Shqipëri janë në prag të overdozes nga librat e mendimet e Zhizhekut. Dilni pak edhe nga autorë tjerë që e mendojnë konkreten se abstraktja mund ta kënaq shpirtin por nuk ta ndreq jeten.

Kosova ka halle tjera, ato s’janë ideologjike. Njëri ndër hallet e Kosovës është ruajtja e aleatëve. Në s’jemi Kinë as Rusi që të kemi lluks ideologjik dhe t’i shesim mend Parisit ose Washingtonit.

Kadal!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat