Ambasada e Kosovës në Itali shpërndan mirënjohje për personalitete italiane me rastin e Festës së Çlirimit

Aktuale

Ambasada e Kosovës në Itali shpërndan mirënjohje për personalitete italiane me rastin e Festës së Çlirimit

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 17:50
Pamje nga cermonia

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Alma Lama shpërndau mirënjohje për personalitete italiane që kanë kontribuar për çështjen e Kosovës, me rastin e 20 vjetorit të Çlirimit.

Në mesin e emrave që morën mirënjohje ishin politikanë, gazetarë, artistë, humanistë, njerëz të fesë,  aktivistë të shoqatave humanitare dhe organizatave joqeveritare, pjesëtarë të  komunitetit  arbëresh, komunitetin shqiqptar te Kosovës dhe të Shqipërisë, që ishin angazhuar fuqishëm për lirinë e Kosovës gjatë viteve 90.

Mirënjohje post mortum iu dha edhe Luciano Pavarotit per koncertin “Pavarotti and Friends” dedikuar mbledhjes së ndihmave për fëmijët e Kosovës gjatë luftës, të cilin e tërhoqi bashkëshortja e tij Nicoleta Mantovan, Antonio Russos të Radio Radikale, i cili ishte i vetmi gazetar që qëndroi në Kosovë gjatë luftes per te raportuar,  personaliteteve  të Campania Kosovo, ish - deputetë të Parlamentit Europian, si dhe zëvendësministres së Punëve të Jashtme të Italisë znj. Emanuela del Re, e cila është angazhuar për Kosovën para gjatë dhe pas luftës.

Në fjalën e saj të rastit Ambasadorja Lama falenderoi shtetin Italian për angazhimin në çlirimin e Kosovës dhe ato mijëra ushtarë e karabinierë të KFOR-it që poërgjatë këtyre viteve kanë shërbyer në Kosovë. Ajo kujtoi miqtë e Kosovës dhe momentet e vështira gjatë luftës.

“Jemi shumë krenarë të themi se miqtë ishin të shumtë, ishin të gjitha shtetet demokratike në krahun e një populli që vritej e masakrohej, të një populli që u përzu gati krejtësisht nga toka e tij, me qëllimin për të mos u kthyer kurrë më.

Është kjo arsyeja që ne jemi mbledhur sot këtu, për të shprehur falënderimin e thellë ndaj jush, që më aktivizmin, angazhimin dhe humanizmin tuja, ndihmuat në mënyra të ndryshme popullin e Kosovës, tha ambasadorja Lama.

Në fjalën e rastit zëvendësministrja e Punëve të Jashtme del Re tha se Italia e ka ndihmuar Kosovën dhe do të vazhdojë ta ndihmojë edhe në të ardhmen, për vendosjen e paqes në rajon. Ne jemi miqtë tuaj dhe ju jeni miqtë tanë., tha ajo, duke kujtuar disa nga momentet e angazhimit të saj në Kosovë.

Ceremonia e shpërndarjes së 30 mirënjohjeve u zhvillua në Qendrën e Studimeve Amerikane, një nga ambientet më prestigjioze të Romës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat