Kurti “digjet” nga vapa, Thaçi “flladitet”

Aktuale

Kurti “digjet” nga vapa, Thaçi “flladitet”

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 20:30
Albin Kurti

Thaçi e Kurti kanë pasur aktivitete në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend, organizimi ishte ndryshe.

Kishin zgjedhur vendin dhe orën e njëjtë. Në amfiteatrin e vogël të Bibliotekës Kombëtare, do të fliste me studentët lideri i VV-së, Albin Kurti.

Ndërkaq në amfiteatrin e madh në të njëjtin institucion do të promovohej libri për Presidentin Hashim Thaçi.

Në vendin ku do të mbante fjalimin Kurti, hapësira rregullohej nga aktivistët e organizatës Studim Kritik dhe Veprim.

Por, aty ku është prezent Kurti nuk bën të jetë edhe flamuri i Kosovës.

Ndryshe është aty ku pritje të vinte presidenti i Kosovës.

Në hapësirën e vogël të ndarë për Kurtin, mungojnë karriget.

Përveç ulëseve tek Kurti mungon edhe Klima, prandaj organizatorët kanë menduar për opsione tjera.

Por duket se pajisja nuk po kryen punë.

Lideri i LVV-së, duket se ka telashe të mëdha me temperatura të larta.

Megjithatë kjo nuk e ndaloi liderin e VV-së të thotë çfarë kishte ndërmend.

E krejt ndryshe është në promovimin e librit “Lindja e një demokracie: Hashim Thaci dhe Rruga drejt Kosovës së Pavarur” të autorit francez, Jascques Baudouin.

Në ambientin e ndarë për promovimin e këtij libri, pos klimës kishe edhe forma tjera për t’u freskuar.

Por asnjërën prej tyre nuk e shijoi Thaçi, i cili mungoi në këtë ngjarje.

E për këtë të fundit e librin u thanë fjalë të mëdha.

Ky libër përshkruan periudhën nga viti 1999 deri në 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat