Vëllai i Vasfijes: Fatkeqësi që s’kemi mujt me mbrojt atë, kurrë më s’ka qenë e njëjta

Aktuale

Vëllai i Vasfijes: Fatkeqësi që s’kemi mujt me mbrojt atë, kurrë më s’ka qenë e njëjta

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 21:40
Nafi Krasniqi

Vëllai i të mbijetuarës së dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë Vasfije Krasniqi, Nafi Krasniqi ka thënë se është shumë e rëndësishme që të ndryshojë mendësia dhe trajtimi që u bëjnë njerëzit këtyre grave.

Në një panel në emisionin “Jeta në Kosovë” që transmetohet në televizionin publik, Nafi Krasniqi ka thënë se ka qenë fatkeqësi se si ai dhe vëllezërit e tjerë nuk kanë arritur ta mbrojnë Vasfijen, e cila gjatë luftës kishte qenë vetëm 16 vjeçe.

“E kam një kërkesë që njerëzit me na kuptu drejt. Krejt ajo që kemi bërë dhe që e kemi në plan me ba, është që me ndryshu mendësia e njerëzve ndaj kësaj çështje. Nuk ka nevojë me paragjyku, as me përmend si i kanë stigmatizuar. Familja jonë e kemi bërë publike, që të kërkojmë drejtësi për atë që ka ndodhur. Vasfija ka qenë vetëm 16 vjeçare. Ka qenë fatkeqësi që s’kemi mundur ta mbrojmë. Unë kam qenë 19 vjeç në luftë. S’kam qenë në shtëpi kur ka ardh ajo, as kur e kanë marrë. Rasti në familjen tonë ka qenë i porositur. Ka qenë shumë e rëndë kur e kemi kuptuar atë që i ka ndodh”, ka thënë ai.

Tutje, ai thotë se Vasfija si 16 vjeçare ka qenë plot jetë, por që nga akti i ulët i dhunimit, më kurrë s’ka qenë e njëjta.

“Asnjëherë nuk e kemi menduar se duhet me pa atë ndryshe në raport me motrat tjera, apo me kritiku për atë që i ka ndodh. Ka shumë momente të rënda të asaj që i ka ndodh. Do të publikojmë edhe një raport të kohës së luftës, ku i kemi shkruar të gjitha ato momente të rënda. Askush s’ka mundësi me kthy sërish vuajtjen. Por e kemi ndihmuar, duke i dhuruar dashuri. Çdo vendim të saj ne e kemi mbështetur. Ajo është motër e imja që 36 vjet. Ajo është martuar. Ne kemi kërkuar drejtësi. Kemi raportuar në UNMIK, në KFOR. Kemi dëshmuar. Jemi duke përgatitur një raport për të gjitha ato me të cilat jemi përballur. Kam qef me na kuptu njerëzit tani”, thotë ai tutje.

Nafi Krasniqi, vëllai i Vasfijes ka një porosi për të gjithë familjarët e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovës.

“Atë që e kam shpirt do ta them. Nëse mendon dikush që jemi ndryshe nga të tjerët është gabim. Të gjithë jemi të njëjtë. Ne si familje kemi përjetuar trauma, njëjtë si të tjerët. Jemi të njëjtë. Duhet kohë për t’i kaluar traumat. Kemi arritur. Është e rëndë me u ballafaqu me atë që ka ndodh”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat