Selimi: Nëse VV’ja e merr pushtetin, Thaçi zor se do të mbetet president

Aktuale

Selimi: Nëse VV’ja e merr pushtetin, Thaçi zor se do të mbetet president

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 21:48
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se në rast se partia e tij merr pushtetin në Kosovë, atëherë Hashim Thaçi do ta ketë shumë vështirë të mbajë postin e presidentit.

“Edhe Thaçi e edhe Vetëvendosje në pushtet e kanë vështirë. E ka vështirë Thaçi të qëndrojë aty. Me një mazhorancë tjetër do ta dërgonim Thacin në Kushtetuese”, ka thënë ai në RTK.

Selimi ka theksuar se Thaçi e ka shkelur Kushtetutën me rastin e idesë së korrigjimit të kufijve. “Më e pakta që duhet të bëjë është të ikë nga zyrja”, ka thënë ai.

Selimi është shprehur se është në gjendje të japë jetën për bashkimin kombëtar, por nuk e mbështetë Thaçin në deklaratat e tij të fundit për bashkimin kombëtar, ngase sipas tij ai nuk e ka një plan të tillë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat