Albin Kurti prezanton tetë figura të reja në Vetëvendosje

Aktuale

Albin Kurti prezanton tetë figura të reja në Vetëvendosje

Nga: A.ZH Më: 13 qershor 2019 Në ora: 21:50
Kurti ka njoftuar se në VV sot janë anëtarësuar shtatë inxhinierë të rinj dhe një skulptor

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka prezantuar tetë hyrjet e reja në partinë e tij.

Ai ka njoftuar se në VV sot janë anëtarësuar shtatë inxhinierë të rinj dhe një skulptor, përcjell Bota sot.

Kurti ka theksuar se ata po e zgjerojnë Lëvizjen me të rinj të shkolluar për ta ndihmuar Kosovën.

Postimi i Kurtit:

Shtatë inxhinierë të rinj dhe një skulptor u anëtarësuan sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Me të rinjtë e shkolluar që e duan studimin dhe punën po e zgjerojmë Lëvizjen që t’i ndihmojmë Kosovës. Ata janë:

Zgjim Bajraktari nga Suhareka, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP, drejtimi i Komunikacionit dhe Transportit.

Artrit Dili nga Prishtina, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP, drejtimi i kompjuterikës, me profesionin programer softueri.

Ledjon Behluli nga Suhareka, Master nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP, drejtimi i elektronikës, me profesionin programer softueri.

Ardian Buzhala nga Suhareka, Master nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP, drejtimi i komunikacionit.

Ramush Murati nga Gjilani, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP, drejtimi i komunikacionit, student në Master, me profesionin inxhinier i KTA-së.

Gazmend Krasniqi nga Malisheva, Akademia e Arteve në UP, drejtimi i skulpturës.

Artan Krasniqi nga Malisheva, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, drejtimi Termoenergjetikë-Termoteknikë, student në Master.

Ermal Masurica nga Dardana (Kamenica), Fakulteti i Makinerisë në UP, drejtimi i komunikacionit, student në Master, me profesionin inxhinier i KTA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat