Harry Bajraktari tregon se vizita e cilit senator e ndryshoi fatin e Kosovës

Aktuale

Harry Bajraktari tregon se vizita e cilit senator e ndryshoi fatin e Kosovës

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 21:58
Harry Bajraktari

Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, ka treguar për kohën se kur problemi i Kosovës filloi të dëgjohej në Uashington.

Ai tha se momenti më i rëndësishëm ka qenë vizita e senatorit amerikan Bob Dole gjatë vitit 1990.

“Në vitin 1990 kur Dole ishte edhe kryetar i Senatit, e vizitoi Kosovën edhe pse Beogradi nuk e lejoi” tha ai.

Madje Bajraktari tregoi se senatori Dole, kur mbërriti në Prishtinë i kishte thënë autoriteteve serbe “Ka ardhur koha, ky vend ka me pas ndryshim”.

Ai gjithashtu tregoi se për fatin e Kosovës rëndësi të madhe ka edhe kongresisti Eliot Engel.

“Pasi u zgjedh kongresist, unë i kam shkruar atij në vitin 1988 e i kam treguar se kemi probleme me Kosovën në Jugosllavi” tha ai duke shtuar se “ai pak dinte për Kosovën për shkak se Jugosllavia ka qenë mike e Amerikës”, deklaroi Bajraktari.

Bajraktari tha se rol të madh në ngritjen e çështjes së Kosovës kanë edhe Tom Lantos e Joseph DiGuardi.

“Ton Lantos, i cili vjen nga Hungaria ka pasur rol të madh. Joseph DiGuardi gjithashtu ka pasur një rol shumë të rëndësishëm” tha Bajraktari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat