Haradinaj pret në takim përfaqësuesit e komunitetit egjiptian

Aktuale

Haradinaj pret në takim përfaqësuesit e komunitetit egjiptian

Nga: Z.B Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:07
Pamje nga takimi

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është së ka pritur në takim përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, të kryesuar nga zëvendësministrat Artan Berisha dhe Bashkim Krasniqi, me të cilët ka biseduar për mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi, pozitën e tyre në shoqëri dhe përfaqësimit në institucionet e vendit, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se, “24 Qershorin, Ditën Nacionale të Komunitetit Egjiptian, ku përveç organizimit institucional të kësaj ngjarje, do të shihet edhe mundësia që kjo ditë, të njihet edhe si ditë nacionale e këtij komuniteti”.

Postimi i plotë:


Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe përfaqësimit meritorë të të gjitha komuniteteve në vend, sot prita në takim përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, të kryesuar nga zëvendësministrat Artan Berisha dhe Bashkim Krasniqi, me të cilët biseduam për mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi, pozitën e tyre në shoqëri dhe përfaqësimit në institucionet e vendit.

Duke respektuar secilin komunitet, si vlerë e jona e përbashkët, biseduam edhe për 24 Qershorin, Ditën Nacionale të Komunitetit Egjiptian, ku përveç organizimit institucional të kësaj ngjarje, do të shihet edhe mundësia që kjo ditë, të njihet edhe si ditë nacionale e këtij komuniteti.RH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat