Abdixhiku: Kosova mbijeton falë diasporës

Aktuale

Abdixhiku: Kosova mbijeton falë diasporës

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:37
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke cituar të dhënat e Bankës Qendrore, ka thënë se kontributi i diasporës për Kosovën është plot 5.5 milionë euro në ditë.

“Nëse keni pyetur ndonjëherë se si mbijeton Kosova, këto 2 miliardë të tyre, çdo vit e secilin vit, bëjnë përgjigjen”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i tij i plotë:

Plot 5.5 milionë euro - NË DITË - është kontributi i diasporës për Kosovën (të dhënat e Bankës Qendrore).

- 800 milionë euro para të gatshme për familjet e tyre.

- 200 milionë euro investime në pasuri.

- 1 miliardë euro shpenzime gjatë qëndrimit këtu.

Nëse keni pyetur ndonjëherë se si mbijeton Kosova, këto 2 miliardë të tyre, çdo vit e secilin vit, bëjnë përgjigjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat