KNB si organ më i lartë i popullit shumicë në Sanxhak kërkon nga BE-ja, OSBE dhe Këshilli i Evropës status special!

Aktuale

KNB si organ më i lartë i popullit shumicë në Sanxhak kërkon nga BE-ja, OSBE dhe Këshilli i Evropës status special!

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 15:07
Konferenca per media

Sot në Novi Pazar,  në selinë e Këshillit Nacional Boshnjak, si organ më i lartë i popullit shumicë në Sanxhak u mbajt  konferencën për gazetar  në të cilën kryetari i Bordit Ekzekutiv,  Prof. Dr. Hasim Mekiq  para gazetarëve doli me  kërkesën e cila u është dërguar Bashkimi Evropian, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, ku u kërkua përkrahja dhe vendosja e statusit special në krahinën e Sanxhakut.

Në kërkesën dërguar Bashkimit Evropian, OSBE-së  dhe Këshillit të Evropës thuhet:

“Këshilli Kombëtar Boshnjak ka dërguar sot  BE, OSBE dhe Këshillin e Evropës, kërkesën për vendosjen e  statusit special në Sanxhak,  si  model për zgjidhjen e çështjes së boshnjakëve  dhe Sanxhakut në tërësi.

Duke filluar me të drejtën e patjetërsueshme për vetëvendosje, duke ndjekur politikën e paqes, tolerancës dhe bashkëpunimit me kombet e tjera, me qëllim të ruajtjes identitetin kombëtar dhe mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive të popullit boshnjak në Sanxhak, Bordit Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Boshnjak, në mbledhjen e tij të mbajtur më 23 Maj 2019 , nxori një vendim mbi fillimin e Iniciativës për zgjidhjen e statusit të popullit boshnjak dhe statusin e rajonit të Sanxhakut.

Me këtë iniciativë kërkohet  vendosja e statusit  special  për rajonin e Sanxhakut si model për zgjidhjen e statusit të popullit boshnjak dhe statusin e rajonit të Sanxhakut. Ne e kemi dërguar tashmë këtë iniciativë si një kërkesë zyrtare tek autoritetet shtetërore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Statusi i veçantë i Sanxhakut përfaqëson një projekt me rëndësi më të madhe ndërkombëtare në procesin e integrimit evropian dhe NATO,  të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sanxhaku në të cilin popuj konstituiv janë  shqiptarët, boshnjakët, malazezët dhe serbët, duhet të jetë bërthama e stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit në Ballkan.

Statusi i veçantë i Sanxhakut përfaqëson një zgjidhje efektive për mosmarrëveshjet politike dhe territoriale midis shteteve fqinje dhe popujve në Ballkan.

Për këtë projekt posaçërisht  është i interesuar  populli boshnjak në Sanxhak, ekzistenca politike  e të cilit është vënë në pikëpyetje. Autoritetet republikane të Serbisë dhe Malit të Zi, më shumë se 100 vjet, në territorin e Sanxhakut ushtrojnë pushtet të  papërgjegjshëm, në mënyrë jo legale  dhe pa legjitimitet.

Forcat e armatosura serbe kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve në Sanxhak kanë vetëm funksion represiv.

Pas shpërbërjes së ish RSFJ-së, statusi i boshnjakëve dhe Sanxhakut nuk u zgjidh. Boshnjakët nuk e pranojnë një pozitë aq të vështirë dhe të pasigurt dhe nuk pajtohen me gjendjen ekzistuese.

Boshnjakët kanë nevojë për mekanizma dhe institucione mbrojtëse efektive për të siguruar mbijetesën biologjike dhe ekzistencën politike në Sanxhak.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat