Dështon seanca ndaj Rugovës, Haraqisë e të tjerëve për rastin e vizave

Aktuale

Dështon seanca ndaj Rugovës, Haraqisë e të tjerëve për rastin e vizave

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 15:35
Pamje nga gjykimi

Ka dështuar sërish të mbahet seanca e parë ndaj Ukë Rugovës, ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqisë e 19 të akuzuarve të tjerë për shkak të mungesës së disa prej të akuzuarve.

Me më shumë se një orë vonesë janë futur në sallën e gjykimit të akuzuarit.

21 të pandehurit akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhën me shit-blerjen e vizave italiane.

Përkundër se aktakuza është ngritur që në vitin 2016, ligjërisht ende nuk ka përfunduar seanca e parë.

E në sallë nuk ishin të pranishëm disa nga të akuzuarit.

Sipas Kodit të Procedurës Penale seanca gjyqësore nuk mund të mbahet pa praninë e të gjithë të akuzuarve përjashtimisht nëse gjykata ka arsye të veçojë procedurën e atyre që nuk janë të pranishëm në seancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat