Gjermania i përgjigjet Kadri Veselit për nismën e Tribunalit ndërkombëtar

Aktuale

Gjermania i përgjigjet Kadri Veselit për nismën e Tribunalit ndërkombëtar

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 15:47
Kadri Veseli dhe Wolfgang Shauble

Presidenti i Bundestagut gjerman, Wolfgang Shauble i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në të cilën vlerëson të arriturat e shënuara në Kosovë 20 vjet pas lufte.

Kjo letër e Shauble vjen pas asaj që Veseli i ka dërguar atij, lidhur me nismën e tij për Tribunalin ndërkombëtar për gjenocidin serb.

Ai thekson se Gjermania ndjen përgjegjësi dhe angazhimin e saj për Kosovën, për të siguruar paqe dhe stabilitetin për të ardhmen e saj dhe të rajonit.

Presidenti i Bundestagut thekson se Gjermania po ashtu bashkëndjenë me dhimbjen për viktimat e luftës në Kosovë dhe thekson se ato janë një përkujtim për Evropën në angazhimin për paqe dhe dialog në Ballkan.

Shauble në letër thekson se komisionet parlamentare të Bundestagurt gjerman janë njoftuar me letrën e Veselit dhe se do të trajtohen nga secili komision, ai për Politikë të Jashtme, Komisioni për të Drejtat e Njeriut si dhe nga Komisioni i Mbrojtjes.

Letra e Gjermanisë është momenti i dytë, pas Kongrësit Amerikan që mbajti një sesion për luftën në Kosovë.

Më poshtë letra që presidenti Wolfgang Shauble i ka dërguar Veselit:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat