Akuza të rënda për Hashim Thaçin, e quan idiot, thotë se Fatos Klosi ishte organizator i vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit

Aktuale

Akuza të rënda për Hashim Thaçin, e quan idiot, thotë se Fatos Klosi ishte organizator i vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit

Nga: N.H Më: 14 qershor 2019 Në ora: 16:32
Fatos Klosi dhe Hashim Thaçi

Fatos Klosi ka qenë shef i shërbimit sekret kur është vrarë koloneli Ahmet Krasniqi. Në anën tjetër, Fatos Nano në takim me Millosheviqin kishte thënë që kryeqytet i Kosovës është Beogradi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që në ditë në vijim t’i dekretojë me Urdhrin e Pavarësisë, Fatos Klosin dhe Fatos Nanon.

Lidhur me ketë, analisti politik, Nexhat Haziri, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar vendimin e presidentit Thaçi.

Haziri thotë se Klosi ishte ndër organizatorët e vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi, kontrabandist i armëve si dhe përçarësi kryesor.

Ai thotë se te dekretohet Klosi është e njëjtë sikurse të dekorohet Jovica Stanishiqi.

Ja postimi i tij:

Hashim Thaçi do ta dekretojë me Urdhrin e Pavarësisë Fatos Klosin.

Ta dekorosh me " Urdhrin e Pavaresise" Fatos Klosin, ish-shefin e Shërbimit Sekret (SHISH), nje nder organizatoret e vrasjes se kolonelit Ahmet Krasniqit, kontrabadistin e armeve dhe droges, perqaresin dhe kontribusin e vellavrasjes ne kohen kur Kosoves dhe shqiptareve iu duhej me se shumti unifikimi ne lufte per liri, eshte e njejte me ate sikur ta dekorosh ish-shefin e UDB-se Jovica Stanishiqin me medaljen "Luftetari i Lirise-Adem Jashari".
T'i shkerdhefsha dekretimet, idiot. (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat