Milaim Zeka zbulon vendimin e Holandës për viza ndaj Kosovës, tregon kush po rren!

Aktuale

Milaim Zeka zbulon vendimin e Holandës për viza ndaj Kosovës, tregon kush po rren!

Nga: N.Sh Më: 14 qershor 2019 Në ora: 17:33
Milaim Zeka

Deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, tash edhe kryetar i Partisë Euroatlantike të Kosovës, gjatë vizitës që ka pasur në Holandë, ka zhvilluar takime në Parlamentin holandez dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të cilët kanë theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën është shumë larg.

Zeka përmes një postimi në Facebook, thotë se politikanët tonë është mirë me tregu drejtë sesa me rrejt për vota.

Sipas tij, Holanda ka thënë se nuk do ta përsërisin gabimin që kanë bërë me Shqipërinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe vendet e tjera.

Ja postimi i plotë:

Nese vazhdojme me kete politike nuk ka liberalizim

Gjate vizites tone si delegacion ne Parlamentin e Holandes dhe, Ministrine e Puneve te Jashteme, lirisht munde te them se liberalizimi i vizave eshte shum, shume large.

Ma mire eshte me tregu drejte, se sa me rrejte veq sa me mashtru per me fitu ndonje vote ne popull. Na i numerian bash te gjitha te zezat, duke fillu prej gazit lotsjelles ne Parlament, e deri te korrupsioni e krimi i organizuar. Zyrtaret e larte holandez na deklaruan hapur “ se nuk do i bejne ato gabime qe i kane bere me Shqiperine, Bullgarine, Rumanine, e vendet tjera”!

Si deputet i vendit tim kam per detyre me tregu as Samiti i Parisit nuk do te marre ndonje vendim, sidomos nese nuk heqet taxa. Po me duket qe me kete taksen po sillemi rreth Dardhes te Ahmatit, qysh jemi sjelle gati dy vite me demarkacionin...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat