Ish-ambasadori i reagon ashpër krerëve të shtetit: Lidhje me rendin shtetëror nuk keni

Aktuale

Ish-ambasadori i reagon ashpër krerëve të shtetit: Lidhje me rendin shtetëror nuk keni

Nga: N.H Më: 14 qershor 2019 Në ora: 17:53
Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, ka bërë një koment lidhur organizimin që është bërë me rastin e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës.

Peci konsideron se krerët e vendit, e bënë të qartë se mund ta quajnë veten udhëheqës shtetëror, por që sipas tij, në anën tjetër lidhje nuk kanë me rendin shtetëror.

Ai thotë se përvoja në politikë, jo domosdoshmërish e bënë dikë të denjë të udhëheqë me institucione shtetërore.

Ja postimi i tij:

“Shefat” e tanishem te institucioneve te Kosoves, me rastin e 20 vjetorit te lirise se vendit, e bene te qarte se mund ta konsiderojne veten udheheqes shteteror, por qe ne anen tjeter ama bash lidhje nuk kane me rendin shteteror.

Pervoja ne politike, jo domosdoshmerisht e bene dikend te denje te udheheqe me institucione shteterore. Mungesa e njerezise, zotnillakut dhe kultivimit personal nuk mund te kompenzohet me pervojen politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat