Këshilltari i Veselit: Sa më keq na ecin punët e shtetit, aq më shumë jepemi pas dekoratave

Aktuale

Këshilltari i Veselit: Sa më keq na ecin punët e shtetit, aq më shumë jepemi pas dekoratave

Nga: A.ZH Më: 14 qershor 2019 Në ora: 18:18
Blerim Latifi

Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka reaguar pas dekoratave dhe titujve të nderit që janë ndarë sot nga liderët e institucioneve të Kosovës.

Ai ka thënë se sa më keq që po ecin punët e shtetit, aq më shumë jepemi pas dekoratave dhe titujve të nderit.

Shembull për këtë, Latifi ka marrë edhe liderin autoritarist i Bashkimit Sovietik Leonid Brezhniev, që kishte pasion marrjen e dekoratave dhe titujve nderi.

Postimi i Latifit:

Historianët tregojnë se si Leonid Brezhniev, lideri autoritarist i Bashkimit Sovietik, kishte një pasion gati patologjik për të marrë dekorata dhe tituj nderi! Dhe, sa më shumë thellohej kalbëzimi i shtetit që drejtonte Brezhnievi, aq më shumë shtoheshin dekoratat në krahrorin e tij.

Pak a shumë ngjashëm po veprojmë edhe ne: sa më keq që na ecin punët e shtetit, aq më shumë jepemi pas dekoratave dhe titujve të nderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat