HRW hedh vëmendjen tek drejtësia e munguar për krimet e luftës në Kosovë

Aktuale

HRW hedh vëmendjen tek drejtësia e munguar për krimet e luftës në Kosovë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 20:58
Ilustrim

Këtë javë shënohen 20 vjet që nga fundi i luftës në Kosovë. Serbia filloi një spastrim etnik ndaj shqiptarëve në Kosovë ndërsa NATO u përgjigjë me 78 ditë të bombardimeve.

Civilët paguan çmimin më të madh. Në Kosovë, serbët dogjën fshatra të tëra, vranë burra dhe përdhunuan gra dhe vajza të reja. Gati 1 milion shqiptarë u përzunë nga shtëpitë e tyre.

Human Rights Watch shkroi atë kohë për një fushatë sistematike dhe të koordinuar për të terrorizuar, vrarë dhe përzënë shqiptarët nga Kosova. Serbia u mundua të i fshinte këto krime duke i zhvendosur kufomat dhe duke i varrosur ato në Serbi.

Sot gati 1500 trupa të shqiptarëve vazhdojnë të mbesin të zhdukur.

HRW i lë fajin mungesës së drejtësisë. Gjykata Ndërkombëtare kishte hapur gjyqin për liderin serb Slobodan Milosevic për rolin e tij në Kosovë. Por ai vdiç gjatë procesit. Ndërsa vetëm gjashtë zyrtarë të lartë që akuzohen për bashkëpunim me të u dënuan. Tre prej tyre tani janë të lirë pasi fshinë vetëm 2/3 e dënimit. Njëri prej tyre është ish shefi I policisë Vlastimir Djordjevic, i akuzuar si udhëheqësi i planit për zhvendosjen e kufomave. Tani ai është i lirë

Shumë të tjerë I kanë ikur drejtësisë. Një gjykatë në Beograd e dizajnuar për gjykimin e krimeve të luftës dënoi disa kriminelë për krime të ‘’lehta’’. Por shumica e krimeve mbetën pa u dënuar.

Bashkimi Europian nuk ka kërkuar llogari nga Serbia si iniciuese e krimeve të luftës dhe spastrimit etnik.

Blloku është fokusuar në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Por HRW thotë se përkundër që dialogu është i rëndësishëm, drejtësia është një mjekim i duhur për të paqe të vazhdueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat