Vendim kriminal i Hashim Thaçit: Dekreton me urdhrin e pavarësisë vrasësin e Ahmet Krasniqit - Bota Sot
Vendim kriminal i Hashim Thaçit: Dekreton me urdhrin e pavarësisë vrasësin e Ahmet Krasniqit

Aktuale

Vendim kriminal i Hashim Thaçit: Dekreton me urdhrin e pavarësisë vrasësin e Ahmet Krasniqit

Nga: N.Sh Më: 14 qershor 2019 Në ora: 21:23
Hashim Thaçi dhe Fatos Klosi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është kritikuar ashpër nga botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj.

Mazrekaj përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur vendim kriminal të Thaçit dekorimin që ia bëri Fatos Klosit, vrasësin e kolonelit Ahmet Krasniqi.

Mazrekaj paralajmëron edhe emra të personave të tjerë, të cilët janë dekoruar nga Thaçi, që kanë vendosur se cilët gazetarë duhet të vriten.

“Siç e dini, në 8 vitet e para të pasluftës, gazetës “Bota sot”, i janë vrarë disa gazetarë e bashkëpunëtorë. Nga dita që është shpallur pavarësia, ne kemi qenë rehat! Kurse, tjetri e ka bërë hulumtimin e punës së gazetarëve që kanë përkrahur ideologjinë Rugoviane”, shkruan Mazrekaj në Facebook.

Mazrekaj tutje shprehet se Thaçi dekoron vrasësin e Ahmet Krasniqit, si shenje “falënderimi”, pasi Klosi ia ka mundësuar ardhjen në pushtet.

“Po të mos ishte vrarë pabesisht Ahmet Krasniqi në Tiranë, nga njerëzit e Klosit, sot Thaçi nuk do të kishte mundësinë të bëhej President i Kosovës dhe të dekoronte vrasës!”, shkruan më tej Mazrekaj.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Vendim kriminal i Hashim Thaçit: Dekreton me urdhrin e pavarësisë vrasësin e Ahmet Krasniqit

Për dikë mund të duket e çuditshme, por deri më tani një pjesë e të dekretuarve nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, janë vrasës.

Së shpejti do të dalim edhe me emra të personave të tjerë, përveç Fatos Klosit, të dekretuar nga Thaçi, që kanë vendosur se cilët gazetarë duhet të vriten.

Njëri prej tyre ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës. Kështu që, në periudhën para shpalljes së pavarësisë, i njëjti si shërbëtor i UDB-së, e ka bërë vlerësimin se cilët gazetarë janë pro pavarësisë së Kosovës dhe i ka raportuar shërbimit.

D.m.th. ai kishte mandat për t`i bërë këto hulumtime kriminale, deri në ditën e shpalljes së pavarësisë.

Siç e dini, në 8 vitet e para të pasluftës, gazetës “Bota sot”, i janë vrarë disa gazetarë e bashkëpunëtorë.

Nga dita që është shpallur pavarësia, ne kemi qenë rehat!

Kurse, tjetri e ka bërë hulumtimin e punës së gazetarëve që kanë përkrahur ideologjinë Rugoviane.

Ai, nëpërmjet LPK-istëve të përbetuar kundër Ibrahim Rugovës, ka vlerësuar se cilët gazetarë e bashkëpunëtorë të tij, janë të dëmshëm dhe ia vështirësojë ardhjen strukturave të Lëvizjes të shkrira në PDK dhe ndoshta në AAK, ardhjen në pushtet. Si rrjedhojë kanë ndodhur edhe vrasjet politike!

Pra, Thaçi dekoron vrasësin e kolonelit Ahmet Krasniqi, si shenj “falënderimi” që ia ka mundësuar ardhjen në pushtet. Po të mos ishte vrarë pabesisht Ahmet Krasniqi në Tiranë, nga njerëzit e Klosit, sot Thaçi nuk do të kishte mundësinë të bëhej President i Kosovës dhe të dekoronte vrasës!

Po ashtu, nëse nuk do të vritej Komandant Drini, Kosova, sot do ta kishte një ushtri të njohur ndërkombëtarisht e të anëtarësuar në NATO.Gjithçka e keqe që i ka ndodhur këtij vendi e ka një adresë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...