Isa Mustafa deklarohet pas përleshjeve në LDK, ja kë fajëson ai

Aktuale

Isa Mustafa deklarohet pas përleshjeve në LDK, ja kë fajëson ai

Nga: A.ZH Më: 14 qershor 2019 Në ora: 21:50
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka reaguar pas raportimeve për përleshje dhe arrestime në disa degë të kësaj partie, e cila po mban zgjedhjet e brendshme.

Mustafa ka thënë se tubimet e LDK-së po i prishin njerëzit nga partitë e tjera, teksa ka fajësuar edhe mediat, përcjell Bota sot.

Kryetari i LDK-së ka theksuar se çdo proces zgjedhor, i cili nuk respekton Statutin e LDK-së, Rregulloren e zgjedhjeve dhe që nuk është transparent ndaj anëtarësisë, nuk do të pranohet.

“Si Kryetar i LDK-së do të kërkoj nga organet përgjegjëse që ato të anulohen”, ka thënë Mustafa.

Reagimi i plotë i Mustafës:

Te nderuar veprimtarë të LDK-së Është e natyrës së mediave publike e private që të prodhojnë lajme, edhe me disa sjellje të papranueshme të disa individëve nga nëndegët e LDK-së. Por s’mund ta kuptoj ngarendjen e këtyre individëve që të prodhojnë lajme me budallalleqet e tyre dhe të njerëzve nga partitë e tjera që prishin tubimet e LDK-së! Të gjithë duhet ta dijnë se çdo proces zgjedhor i cili nuk respekton Statusin e LDK-së, Rregulloren e zgjedhjeve dhe që nuk është transparent ndaj anëtarësisë nuk do të pranohet. Si Kryetar i LDK-së do të kërkoj nga organet përgjegjëse që ato të anulohen. Për rregullësinë e procesit zgjedhor vendimtare janë dispozitat e Statutit të LDK-së dhe Platforma zgjedhore, e jo konstatimet nga debatet e atyre që s’kanë asgjë të përbashkët me LDK-në. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat