Haradinaj flet për bashkimin kombëtar

Aktuale

Haradinaj flet për bashkimin kombëtar

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 00:25
Ramush Haradinaj

I ftuar sonte ne emsionin Interaktiv në KTV, kryeministri i vendit Ramsuh Haradinaj ka folur për shumë tema, njëra ndër to ishte edhe ajo e bashkimit kombëtar.

Ai ka thën se është pro bashkimit kombëtar. Por ka shtuar se është kundër deklaratave që vetëm mbushin vakumet politike.

“Hajde më mirë të heqim taksën e rrugës. Të heqim atë pagesën 5 euro”, ka thënë Haradinaj duke treguar se aktet janë më të mira se fjalët sa i përket kësaj çështje.

“Hajde të bëjmë diçka reale”

“Unë jam për bashkim kombëtar. Tërë jetën kam qenë”, ka shtuar ai.

Ai gjithashtu ka shtuar se një bashkim të tillë të shqiptarëve dëshiron të e shohë në organizata ndërkombëtare.

“Shqiptarët e Malit të Zi, Maqedonisë dhe Shqipërisë janë bashkaur në NATO. Tani është rradha jonë” la thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat