Çeku: Prisja të ishin afër 30 mijë ushtarë, listën e dorëzova me 49 mijë veteranë

Aktuale

Çeku: Prisja të ishin afër 30 mijë ushtarë, listën e dorëzova me 49 mijë veteranë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 00:38
Agim Ceku

Kryetari i Komisionit Qeveritar për verifikimin e pjesëtarëve të UÇK-së, Agim Ceku, ka folur për aferën e veteranëve të rrejshëm.

Ai për emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin” ka thënë se askush nuk e ka pritur që numri të jetë kaq i madh i veteranëve të luftës së UÇK-së.

“Lista që unë e kam dorëzuar si kryetar komisioni është mbi 49 mijë veteranë dhe e kam thënë edhe në të tjera raste por edhe në procesin gjyqësor, që numri ka dalë më i madh sesa që kemi pritur”.

“Pritjet e mia reale kanë qenë që të dalin diku rreth 30 mijë ushtarë. Lista e IOM 13 mijë ka qenë listë e regjistrimit vullnetarë dhe ky regjistrim në IOM është bërë për t`i ndihmuar ish-ushtarët, qoftë me trajnime qoftë me ndonjë biznes të vogël.

“Ka një numër të madh që nuk është lajmëruar në IOM dhe që IOM e ka pasur diku një listë me 27 mijë veteranë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat