Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë?

Aktuale

Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë?

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 07:59
Prishtina

Në ditën e shtunë komuna e Gjilanit do të shënojë disa aktivitete, ndërsa më pak ka nëpër komunat tjera.

Vlen për tu përmendur se Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit e Kosovës organizojnë “Luftën e Yjeve” (Skuadra Granit Xhaka vs Skuadra Milot Rashica).

Komuna e Gjilanit shënon me disa aktivitete Ditën e Çlirimit:

10:00 – Bëhen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. (Varrezat e Dëshmorëve, Gjilan)

12:00 – Takim letrar dhe ndarja e çmimit “Beqir Musliu”. (Shkolla fillore në Shurdhan)

13:00 – Shoqata e Historianëve “Ali Hadri” organizon simpozium për figurën e Mulla Idriz Gjilanit. (Biblioteka e Qytetit, Gjilan)

19:00 – Inaugurohet sheshi Jug me performancë artistike nga ansambli “Gjilani”. (Gjilan)

21:00 – Kryetarit i Gjilanit, Lutfi Haziri, organizon pritjen përmbyllese për Ditën e Çlirimit. (Hotel “Astoria”)

11.30

Shënohet 9-vjetori i vdekjes së aktorit Bekim Fehmiu. (Te Ura e Arastës, Prizren)

14:00

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Skënderajt mbahet turneu në futt-sall për veteranë. (Shkolla Profesionale, Skenderaj)

18:00

Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren shënon 5-vjetorin e themelimit. (Doku Kino, Prizren)

19:00

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Skënderajt mbahet turne në basketboll për femrat. (Shkolla Profesionale, Skenderaj)

20:00

Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit e Kosovës organizojnë “Luftën e Yjeve” (Skuadra Granit Xhaka vs Skuadra Milot Rashica). Të ardhurat nga biletat do të shkojnë për familje në nevojë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat