Prokuroria jep detaje të reja për të arrestuarin për krime lufte në Kosovë

Aktuale

Prokuroria jep detaje të reja për të arrestuarin për krime lufte në Kosovë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 11:50
Prokuroria Speciale

Policia e Kosovës, dje në pikën kufitare në Bërnjak ka arrestuar një person i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999.

Përmes një njoftimi për media, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se i arrestuari është shqiptar, me inicialet D.Sh.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se  me urdhër të Prokurorit të kësaj prokurorie është arrestuar personi me inicialet D.Sh., shtetasi i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit Shqiptar i  cili dyshohet se ka kryer krime lufte, kundër popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferizaj. Personi në fjalë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, tani është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PSRK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat