Policia e Kosovës del e para në disa gara në Hungari

Aktuale

Policia e Kosovës del e para në disa gara në Hungari

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 12:34
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës me pjesëtarët e njësis speciale elite “FIT “, tashmë të njohur si “NJSI”, edhe këtë vit kanë marr pjesë në garat ndërkombëtare të Njësiteve Speciale Cross Fit-it ( Sparta 300 ), që organizohen në shtetin e Hungaris.

Në këtë garë ndërkombëtare marrin pjesë shtete nga Evropa dhe Azia, ku NJSI, duke dëshmuar përgaditjet e larta profesionale dhe fizike, ka arritur që në garat ekipore të renditet e dyta, përderisa në garat individuale ka rezultuar e para.

Policia e Kosovës edhe pse institucioni më i ri krahasuar me policit tjera, po arrin të triumfoj në shumë gara sportive në arenën ndërkombëtare.

Policia e Kosovës në vazhdimësi do ti kushtoj rëndësi të gjitha njësiteve të saj, që të vazhdojnë ngritjen dhe avancimin e tyre në mënyrë profeaionale, duke përfshirë edhe shkathtësit fizike.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat